Rama në Vaun e Dejës, deputeti i PD: Qytetarët refuzojnë kryeministrin e korruptuar

Shqipëria

Rama në Vaun e Dejës, deputeti i PD: Qytetarët refuzojnë kryeministrin e korruptuar

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Foto

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Veri të vendit. Ai u ndal fillimisht në zonën e Vaut të Dejës, por deputeti i Shkodrës Bardh Spahia tregon se si u refuzua nga banorët, siç duket edhe në foto.

Madje, në kushte tilla, deputeti tregon se takimi ku të pranishëm ishin më shumë forca policie se sa banorë, zgjati vetëm 7 minuta.

“I BRAKTISUR TOTALISHT
Më shumë forca sigurie se qytetarë në takimin e Edi Ramës në Vaun e Dejës. Qytetarët refuzojnë kryeministrin e korruptuar e të mbështetur nga krimi. I nxirë, i frikësuar e pa telekamera, takimi i zgjati vetëm 7 minuta! #FundiPoVjen”, shkruan deputeti.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat