Ishte i shpallur i zhdukur, gjendet i pajetë 32-vjeçari. Vijojnë kërkimet për shokun e tij

Shqipëria

Ishte i shpallur i zhdukur, gjendet i pajetë 32-vjeçari. Vijojnë kërkimet për shokun e tij

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Foto Ilustrim

Një 32-vjeçar fshati Mamaji Tepelenës është gjendur i pajetë 1 javë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

Sokol Rama është gjetur i vdekur në mjetin e tij në fshatin Mbrezhdan të Përmetit.

Rama ishte deklaruar u humbur prej familjarëve gati 1 javë më parë së bashku me një shok të tij.

Të dy të humburit dyshohet se kishin lidhje me transportin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Ende nuk dihet gjë për personin tjetër të zhdukur Roland Milo rreth 40 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat