Shqipëri, Basha kërkon dorëheqjen e Ramës

Shqipëria

Shqipëri, Basha kërkon dorëheqjen e Ramës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:47
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Një ditë pasi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u vendos djegia e mandateve, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha, u takua sot me Bujar Nishanin, kryetar i Këshillit Kombëtarë të PD-së. Temë diskutimi ka qenë pikërisht djegia e mandateve. Në këtë takim u vendos se Partia Demokratike vendimin final do ta marr në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve. – theksoi Lulzim Basha, Kryetarë i PD-së

Basha tha se hapi i parë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe se vendimi i PD-së për djegien e mandateve është hapi më pro evropian.

Rama duhet të japë dorëheqjen, duhet të jetë në burg. Të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të jenë në burg. Duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë.”  – pohoi Lulzim Basha, Kryetarë i PD-së

Megjithatë, me kryetarin e PD duket se nuk ndan mendim të njëjtë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundër produktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE-ja”. – tha Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e BE-së

Ajo ka thënë se BE-ja pret nga qeveria dhe opozita që të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim të kapërcejnë situatën aktuale politike. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në Ora News, se Brukseli nuk shqetësohet për Shqipërinë pasi ka vëmendjen tek zgjedhjet për parlamentin Evropian. Rreth vendimit të PD-së dhe LSI-së për djegien e mandateve kanë reaguar nga Partia Socialiste. Kryetari I Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla tha se djegia e mandateve është maskim i bojkotit të radhës të këtyre dy partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat