Bushati në Pukë, “thumbon” Palokën: Veriu i Shqipërisë mund të pikturohet me ngjyra dhe jo vetëm bardh e zi

Shqipëria

Bushati në Pukë, “thumbon” Palokën: Veriu i Shqipërisë mund të pikturohet me ngjyra dhe jo vetëm bardh e zi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Ditmir Bushati

Pas largimit nga detyra si kreu i diplomacisë, ish-ministri Ditmir Bushati është shfaqur sot krah kryeministrit Edi Rama në Pukë.

Rama dhe Bushati ndodhen po zhvillojnë një takim me banorët e qytetit verior. Gjatë fjalës së tij, Bushati nuk hezitoi të thumbojë opozitën dhe hedhjen e bojës nga Edi Paloka.

“Meqë kemi hyrë në këtë diskutimin e bojës dhe ngjyrave, puna e mirë edhe veriu i Shqipërisë mund të pikturohet me ngjyra dhe jo vetëm bardh e zi.

Kemi parasysh resurset që ka zona, të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune.

E vetmja forcë politike që ka një platformë të qartë është PS, duke votuar PS, duke identifikuar të gjitha të metat e çdo shërbyesi publik ne kemi mundësi për të mbajt shënime dhe të nxjerrim konkluzione.

Kundërshtarët duhet t’i lemë të bëjnë detyrën e tyre, pasi në disa raste puna e tyre krijon probleme. Kundërshtari kryesor nuk janë ata, por varfëria, papunësia“, tha Bushati.

Kujtojmë se që pas largimit nga detyra, ikja e të cilit u komentua, Bushati shfaqet për herë të parë me kryeministrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat