Anëtari i PD-së në Shqipëri akuzon PS-së: Shpifën në deklaratën time për Kosovën!

Shqipëria

Anëtari i PD-së në Shqipëri akuzon PS-së: Shpifën në deklaratën time për Kosovën!

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Almer Toska

Zyrtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh kandidati për deputet, Almer Toska ka reaguar pas raportimeve të disa mediave nga Tirana se ai ka akuzuar për etninë e kosovarëve.

Në një prononcim për Indeks, ai ka thënë se Partia Socialiste e Edi Ramës ka propaganduar me këto shpifje.

“Partia Socialiste në Shqipëri ka bërë një sondazh në qarkun e Fierit dhe kanë zbuluar se unë jam kundërshtari i tyre më i forte. Për këtë arsye kanë nisur betejën në media me lajme të rreme. Ata po tremben se po humbasin pushtetin ne pas protestes se madhe te 16 shkurtit”, ka deklaruar ai.

Sipas Toskës, PS-ja ditën e enjte (21 Shkurt)  do marrë goditjen e fundit. “…dhe Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet e përgjithshme dhe Bashkinë e Roskovecit”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Almer Toska, kishte bërë një deklarim skandaloz në rrjetin social ‘Facebook’ ku i fyen shqiptarët e Kosovës:

“Kosovarët nuk janë shqiptarë. Janë turq të përzier me serb”, thuhej në postimin e postuar në rrjetet sociale, e që sipas Toskës ishte fake news. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat