Do mbajnë peng Kuvendin? Zbulohet plani i opozitës për protestën e ditës së enjte

Shqipëria

Do mbajnë peng Kuvendin? Zbulohet plani i opozitës për protestën e ditës së enjte

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Opozita ka vendosur përmes grupeve të saj parlamentare djegien e mandateve. Ndërkaq, lideri i opozitës, Lulzim Basha do të mbledhë sot pasdite kryesinë e nesër Këshillin Kombëtar nga ku do të merret vendimi final për mandatet.

Të enjten, opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar që do të nisë në orën 10:00, pra në orarin zyrtar të nisjes së seancës plenare.Newsbomb.al mëson se PD e LSI po organizohen që të sjellin sa më shumë protestues në Tiranë me qëllim realizimin e planit të tyre.

Dhe plani është ky:

Deputetët e opozitës, të enjten parlamentare, do rrethojnë Parlamentin ku do jenë të pranishëm deputetët e mazhorancës.Ata do vazhdojnë t’i mbajnë ‘peng’ aty brenda, derisa mazhoranca të tërhiqet dhe të pranojë kërkesat e tyre për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të përgjithshme përnjëherë me zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat