Batutat/ “Zahon do t’a bëjmë dhëndër në Pukë”, Rama-qytetares: Nuk ta premtoj dot

Shqipëria

Batutat/ “Zahon do t’a bëjmë dhëndër në Pukë”, Rama-qytetares: Nuk ta premtoj dot

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pukë ku po vijon turin për “bashkia që Duam”. 

Në këtë takim me banorët e këtij qyteti nuk kanë munguar as batuar e shefit të qeverisë me qytetarët. 

Ishte në grua e cila pasi mori fjalën për të folur për përvojën që ajo kishte pasur tek portali ”Shqipëriaqëduam.al” i tha Ramës se Zahon e vogël do ta bëjmë dhëndër Pukë.

“Duke qenë se Kryeministri i ka respektuar shumë.

Një kërkesë kam unë. Zahon e vogël do e bëjmë dhëndër në Pukë”, tha qytetarja.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Rama i cili me të qeshura tha se këtë gjë nuk mund t’ja premtonte. 

 “Po të isha politikan si të tjetër do thoja patjetër.

Por këtë nuk e premtoj dot.

Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot”, tha Rama.

Kjo përgjigje e Ramën shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat