Rama, mesazh opozitës: S’keni për të fituar, shqiptarët nuk janë budallenj - Bota Sot
Rama, mesazh opozitës: S’keni për të fituar, shqiptarët nuk janë budallenj

Shqipëria

Rama, mesazh opozitës: S’keni për të fituar, shqiptarët nuk janë budallenj

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Puka në lidhje me protestën e PD-së.

Ai tha se e djathta do të vazhdojë të humbasë, pasi nuk e ka kuptuar ende pse po humbet.

“Duke treguar në Evropë imazhet e vandalizmit mbi godinën e qeverisë dhe duk në një rrugë që është e njohur për të gjithë është një film i parë sa herë që afrohen zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit dhe bëjnë çmos për të penguar zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo po shkon përpara duke vazhduar një operacion që do të vijojë në një operacion të thellë. Ata sërish i vihen barrikadë drejtësisë dhe përdorin argumente që janë vetëdiskreditues për këdo që ka vesh e dëgjon me veshët e vet e jo me të tyre”, deklaroi Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se arsyeja pse ata nuk fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja.

“Kam thënë se për sa kohë që mendoni se shqiptarët mund t’i bëni për budallenj, shqiptarët do t’ju lënë aty ku jeni dhe jo vetëm kaq, por do të zvogëloheni gjithnjë e më shumë. Në këto zgjedhje apo të 2021 populli shqiptar do t’i lë aty ku janë ose edhe më pak”, porositi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...