Kaq vite burg kërkohet për dentisten mashtruese

Shqipëria

Kaq vite burg kërkohet për dentisten mashtruese

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:24
Olesia Duka

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë pretencën për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim. Në fund prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen. 

Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje me 1/3, ndërsa pritet vendimi nga gjykata për dënimin. Pretenca është dhënë në mungesë të saj, pasi nuk ka qenë në sallën e gjyqit.

Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, OlesiaDuka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Personat e mashtruar nga dentistja:
1. Gerta Lumi
2. Enver Xhengo
3. Etleva Lasku
4. Idlir Hoxha
5. Ilir Doci
6. Miranda Hitaj
7. Adem Selamaj
8. Drita Kristo
9. Viktor Hoxha
10. Lando Vito
11. Rezart Shtino
12. Edlira Shtino
13. Fjorza Mullai
14. Besnik Daci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat