Manjani: Qëndrimi i Lefter Kokës i papranueshëm, shpresoj të dalë mbi interesat personale

Shqipëria

Manjani: Qëndrimi i Lefter Kokës i papranueshëm, shpresoj të dalë mbi interesat personale

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:09
Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e deputetit të LSI-së, Lefter Koka, për të mos lënë mandatin e deputetit.

Në një postim në fb, Manjani thotë se Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht, vijon Manjani, ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Por Manjani thekson se qëndrimi i tij personal është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Manjani: Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Ish-Ministri Manjani nënvizon se asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale.

Manjani: Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat