Djegia e mandateve/ Balla: Basha do të jetë në qeveri me PS!

Shqipëria

Djegia e mandateve/ Balla: Basha do të jetë në qeveri me PS!

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:18
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se PD dhe LSI kanë gjetur momentin e ngritjes së SPAK dhe BKH për të ikur nga Parlamenti.

Sipas Ballës është e pakuptimtë që zgjedhjet të kontestohen pas 18 muajsh.

“Zgjedhjet u administruan dhe asnjë komisioner i opozitës nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në raportin përfundimtar thuhet se zgjedhjet ishin të mira dhe u pranuan nga të gjitha palët. Zgjedhjet ishin të mira dhe rezultati nuk është deformuar”, tha Balla.

Duke folur për marrëveshjen me Bashën, Balla tha se arsyeja ishte për votimin e  ligjit të Vettingut, sepse ishte i domosdoshëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Balla tha gjithashtu se veprimi i opozitës është një bojkot i maskuar.

“Brenda PD-së ka ende njerëz të përgjegjshëm qe nuk duan ta vendosin PD-në në kahun e kundërt të SHBA dhe BE”.

Balla e quajti gjendjen në të cilën ndodhet opozita si  autokrizë, e shkaktuar për probleme të brendshme të saj.

I pyetur nëse do të ketë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, Balla tha se zgjedhjet parlamentare do të organizohen në qershor të vitit 2021.

“Basha ka kohë që po kërkon që me marrëveshje politike të vijë në qeveri me ne”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat