Mesila Doda: S'ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes

Shqipëria

Mesila Doda: S'ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 00:30
Mesila Doda

Ish-deputetja Mesila Doda ka reaguar pas kritikave të Ambasadës amerikane kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Përmes një postimi në Facebook, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU shprehet se opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes.

Sipas Dodës, nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje.

Mesila Doda: Diçka e madhe ka ndodhur këto ditë ne Shqipëri. Është prishur statuquo-ja e stanjacionit. Është një vend që lëviz, një lëvizje politike që mbeshtetet nga njerëzit e që sjell frymëzimin se në këtë vend ka ende shpresë. Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje... gjithsesi ky është problemi i tyre. Problemi jonë është të mos e lemë këtë vend që të shndërrohet në një laborator njerëzor si Siria. Të gjithë bashkë pa asnjë mëdyshje për të larguar hajdutin psikik me emrin Edi Rama nga ai vend dhe ta çojmë përpara drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat