Duka: Sistemi zgjedhor ka prodhuar një parlament me deputetë të paarsimuar - Bota Sot
Duka: Sistemi zgjedhor ka prodhuar një parlament me deputetë të paarsimuar

Shqipëria

Duka: Sistemi zgjedhor ka prodhuar një parlament me deputetë të paarsimuar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Agron Duka nuk ngurroi të shprehë rezervat e tij mbi Kodin Zgjedhor të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk ngurroi të shprehë rezervat e tij mbi Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, duke shpjeguar edhe paradokset e lindura prej tij.

“Të gjithë e dimë se votuesit në zgjedhje, votojnë për partitë dhe jo për individët, por tani na rezulton që mandati është personal. Si mund të jetë mandati personal, kur në asnjë moment zgjedhësit nuk votojnë për individin, por vetëm për partitë politike? Kjo është jo morale dhe paradoksale”, tha Duka.

Kreu i PAA-së vijoi edhe më tej argumentin e tij, duke theksuar se ky Kod mbrohet fuqimisht nga tre partitë e mëdha, pasi shërben për konsolidimin e tyre, por që ka prodhuar një parlament shumë të dobët në vend.

“E vërteta është që të tre partitë e mëdha, e mbrojnë me fanatizëm këtë kod. Rama e quan si perfekt, ndërsa dy palët e tjera heshtin kur diskutohet nëse është më mirë mazhoritari apo proporcionali. Unë mendoj se duhet një sistem mazhoritar, ku vetë kandidatët të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhje. Vetëm prej sistemit aktual zgjedhor, ne sot jemi para një fakti “ulëritës”, pasi kemi më tepër se 50 % të deputetëve në parlament, që nuk kanë arsimin e duhur dhe nuk dinë të lidhin dy fjalë”, theksoi Agron Duka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...