Soreca pas takimit me Bashën: Të ndiqen procedurat demokratike

Shqipëria

Soreca pas takimit me Bashën: Të ndiqen procedurat demokratike

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:12
Luigi Soreca

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për mediat, pas takimit të zhvilluar sot në mëngjes në selinë blu me kreun e PD, Lulzim Basha.

Soreca tha se kreut të PD Basha i është bërë e qartë qëndrimi i Bashkimit Europian, lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

“Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos ketë akte dhune dhe të ndiqen proceset demokratike”, u shpreh ambasadori, ndërsa në këtë takim mori pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat