SPAK, shtohen prokurorët e interesuar

Shqipëria

SPAK, shtohen prokurorët e interesuar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Foto Ilustrim

Prokurorët i përgjigjen thirrjes për të kandiduar në strukturën hetimor kundër korrupsionit në nivele të larta të quajtur SPAK. Sot për këtë institucion kanë paraqitur kandidimet disa prokurorë.

Altin Dumani dhe Enkeleda Osmani janë dy emrat e rinj që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale, SPAK.

Sipas KLP, të mërkurën kanë dorëzuar dosjet, Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Po ashtu edhe Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore në Prokurorinë e Gjykatës se Shkallës se Parë, Durrës.

Me këto dy aplikime numri i prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK shkon në 17.

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK
Vate Staka
Dorina Bejko
Besim Hajdarmataj
Arben Kraja
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Klodian Braho
Besnik Muçi
Anton Martini
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Doloreza Musabelliu
Shkëlzen Cena
Gëzim Cenaj
Fatmir Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat