Tortë me "kokainë" e 500 eurosh, karabinierët "mësyjnë" në banesën e shqiptarit

Shqipëria

Tortë me "kokainë" e 500 eurosh, karabinierët "mësyjnë" në banesën e shqiptarit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Foto

Një tortë e dekoruar në mënyrë të veçantë në një dollap frigoriferik në një dyqan pastiçerie në Teramo, tërhoqi vëmendjen e ekipit patrullues të policisë.

Dekorimi në fakt, bënte thirrje për përdorimin e kokainës, ndërsa mbi tortë shkruhej në gjuhën shqipe "Edhe 100 Biphe".

Torta i dedikohet një shqiptari nën arrest shtëpiak, tek i cili shkuan menjëherë policët, duke u habitur me mënyrën se si festonte ditëlindjen nën arrestin shtëpiak, duke qenë të pranishëm edhe persona jashtë rrethit të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat