Këshilli Kombëtar pro djegies së mandateve, Basha mban miting në PD

Shqipëria

Këshilli Kombëtar pro djegies së mandateve, Basha mban miting në PD

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga video

Forumi më i lartë i Partisë Demokratike ka votuar sot në favor të vendimit të Grupit Parlamentar dhe Kryesisë.

Kështu, PD ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve ndërsa mbledhja është kthyer në një miting para selisë blu.

Kryetari Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk kishte asnjë opsion tjetër.

Ai ia faturoi djegien e mandateve popullit, teksa shtoi se nuk mund ta shmangte këtë kërkesë të qytetarëve.

Para dhjetëra të pranishmëve të mbledhur në PS, kreu i kësaj force tha se sovrani ushtoi fuqishëm në protestën e 16 Shkurtit.

“Njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë pëtr të vendosur se kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatoriale. 

Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit ti rikthehen zgjedhjet e lria e të ndershme.

Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve.

Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. 

” – tha Basha.

Pavarësisht kritikave nga Perëndimi për këtë vendim, Basha tha se kjo është një betejë edhe për Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat