OSBE reagon me forcë: Opozita nuk i dëgjoi miqtë, po bën presion me mjete jodemokratike!

Shqipëria

OSBE reagon me forcë: Opozita nuk i dëgjoi miqtë, po bën presion me mjete jodemokratike!

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:13
OSBE

OSBE ka kritikuar ashpër lënien e mandateve nga deputetët e opozitës si dhe protestat e dhunshme.

Përmes një njoftimi për mediat, prezenca në fjalë e cilëson këtë akt si shmangie e përgjegjësisve.

Institucioni në fjalë shprehet i keqardhur që PD dhe LSI nuk dëgjoi partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, OSBE thotë se ky është një presion jodemokratik.

Ja deklarata e plotë:

Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen.

Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.

Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan.

Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne. Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin.

Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat