Ndodh edhe kështu, u arrestua për tubim në protestë, duke mos qenë pjesë e saj

Shqipëria

Ndodh edhe kështu, u arrestua për tubim në protestë, duke mos qenë pjesë e saj

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:23
Luftar Jakupi

Një 38-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia pas protestës së 16 shkurtit ndërsa në gjykatë deklaroi se nuk kishte qenë fare në tubimin përballë kryeministrisë.

Luftar Jakupi tha se policia mbërriti në banesën e tij në ora 20 të mbrëmjes dhe i vendosi prangat bashkë me të atin.

Ai është një nga qytetarët e arrestuar nga policia e Tiranës pas protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë, por ka denoncuar se prangosja e tij ka qenë një gabim i forcave të rendit.

Ai u ndalua bashkë me babain por në gjykatë, deklaroi se nuk kishte qenë fare në protestë.

Në një rrëfim për Ora News 38-vjecari thotë se është arrestuar me pa të drejtë, pasi nuk ka qëndruar në asnjë moment përballë kryeministrisë.

Jakupi: E vetmja protestë ishte kjo që unë nuk mora pjesë. Realisht isha nisur, kam parkuar makinën dhe sa jam futur në turmë, më morën në telefon dhe nuk kam shkuar sepse kam një punën time.

Ndër të tjera Jakupi deklaroi se është policia i ka shkuar në shtëpi rreth orës 20.00.

Jakupi: Nga ora 8 e darkës ose 9 kam parë policinë tek shtëpia, më thanë kërkojmë Luftar Jakupin dhe Hasan Jakupin, babain.

38-vjeçari Luftar jakupi së bashku me babain Hasan Jakupi u arrestuan mbrëmjen e të shtunës, ndërsa të martën dolën para gjykatës, ky ndaj tyre u dha masa detyrim paraqitje.

Pas protestës policia arrestoi 19 persona ndërsa gjykata la në burg 6 prej tyre, 7 të tjerë në "arrest shtëpie" dhe 6 te tjerë në "detyrim paraqitje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat