Tela me gjemba në Parlament. Policia dhe Garda marrin masat për protestën e nesërme

Shqipëria

Tela me gjemba në Parlament. Policia dhe Garda marrin masat për protestën e nesërme

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:46
Pamje nga video

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.

E vetmja masë e dukshme deri në mbrëmjen e së mërkurës ishte një brez me tela me gjemba rreth 1 metër gjatësi që do të vendoset në të gjithë perimetrin e sallës së Kuvendit.

Policia, Garda dhe RENEA janë nga sot në shërbim të përforcuar.

I gjithë perimetri i Parlamentit dhe përpara Kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon me policë.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat