“Shmangni dhunën”; Protesta e opozitës në vëmendje të shtypit ndërkombëtar - Bota Sot
“Shmangni dhunën”; Protesta e opozitës në vëmendje të shtypit ndërkombëtar

Shqipëria

“Shmangni dhunën”; Protesta e opozitës në vëmendje të shtypit ndërkombëtar

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:07
Foto

Të shmanget dhuna: Mesazhi kryesor ne lajmet e përcjella nga mediat e huaja mbi Shqipërinë dhe protestën e sotme janë pikërisht thirrjet për të evituar një përshkallëzim të tillë të situatës.

Fox News e nis me paralajmërimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kundër dhunës që i drejtohet opozitës shqiptare lajmin e tij, duke theksuar gjithashtu edhe thirrjet qe ligjvënësit të mos e bojkotojnë parlamentin, një ngërç ky i krijuar nga korrupsioni i supozuar i qeverise siç thotë rrjeti televiziv amerikan.

Aty përcillet mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili u takua të mërkurën me Bashën dhe ia beri të qartë se pret që në protestën e sotme të mos ketë dhunë.

Një ditë më parë, ishte ambasada e SHBA në Tiranë ajo që nxori një deklarate ku i kërkohej deputetëve të mos i dorëzojnë mandatet, duke u kujtuar se kjo do të minonte parimet bazë të demokracisë e të minonte progresin e rëndësishem të arritur nga vendi ynë në drejtim të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së përgjegjshme.

Euractiv po ashtu thekson çështjen e mandateve duke e cilësuar si episodin më të fundit të një serie zhvillimesh dramatike e protestash kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai kujton gjithashtu incidentet e dhunën e se shtunës, ndërsa tregon nga ana tjetër sesi Edi Rama e ka përshkruar lëvizjen e fundit të opozitës si shenjë “dëshpërimi"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...