Braçe: 2 hapa pas s’i bëjmë kurrë. Qetësi, durim, ligj

Shqipëria

Braçe: 2 hapa pas s’i bëjmë kurrë. Qetësi, durim, ligj

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:17
Erion Brace

Zv/kryeministri Erion Braçe ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërsa protesta e opozitës së bashkuar ka nisur para parlamentit, Braçe apelon për qetësi, durim e ligj.

“ #DyHapaPas nuk do i bejme kurre; I pari-Asnje cm pas nga #Demokracia, #Liria, #VotaeQytetareve dhe #Ligji. Pa to #SistemiDemokratik bie. I dyti-Asnje cm pas nga #ReformaneDrejtesi, #DrejtesiaeRe e njejte per te gjithe, #TeFortePolitik, #TeForteBiznesi, #TeForteRrugesh.” shkruan Braçe në twitter ndërsa në facebook apelon për qetësi e durim.

“ Gjithcka për; Demokracinë, Lirinë, Votën e Qytetarëve dhe Ligjin në këtë vend! Gjithcka për;

Drejtësinë e Re, funksionale e të barabartë për të gjithë! Ose të barabartë si qytetarë në të drejta e para ligjit, Ose pabarazia do vijojë të shkaterrojë Demokracinë. Qetësi, Durim, Ligj sot!” njw koment Brace ka edhe për dorwzimin e mandatit tw deputetit nga ish kryeministri Berisha.

“20Shkurt serish; #IKU DHE BUSTI I FUNDIT! Sali Berisha me një makinë dhe dy duar të ndryshme, ikën nga Kuvendi! Por s’ka mbaruar akoma;#Drejtësi Tani” shkruan Brace.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat