Protesta e opozitës, AKEP ndërpret valët e celularëve në Tiranë pas kërkesës ë policisë

Shqipëria

Protesta e opozitës, AKEP ndërpret valët e celularëve në Tiranë pas kërkesës ë policisë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:39
Ilustrim

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar sot se ka ndërprerë shërbimin e telefonisë celulare nga ora 11:00 deri në orën 16:00 në disa zona të Tiranës. Vendimi vjen pas kërkesës së policisë dhe, sipas AKEP lidhet me mbrojtjen e sigurisë publike.

Ditën e sotme janë raportuar probleme me komunikimin celularë në zonat ku zhvillohet protesta e opozitës. Siç rezulton nga AKEP vendimi është marrë nga Policia e Shetit.

 NJOFTIM SHTYPI

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se  me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

 AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike. AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat