Opozita në protestë, Rama takon Ruçin. Zbulohen lëvizjet e kryeministrit

Shqipëria

Opozita në protestë, Rama takon Ruçin. Zbulohen lëvizjet e kryeministrit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi

Prej orës 10:00 të paradites, kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në Kryesinë e Kuvendit, e cila është rrethuar me tela me gjemba.

Seanca plenare për sot u anulua një ditë më parë.

Para Kuvendit me qindra qytetarët po protestojnë me opozitën.

Ndërkohë forca të shumta policore po mbajnë nën mbikqyrje dhe Kryeministrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat