Gafa e deputetit historian: I dashur kombi i Shkodrës…

Shqipëria

Gafa e deputetit historian: I dashur kombi i Shkodrës…

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Romeo Gurakuqi

Nga emocionet apo mosdija, në protestën e opozitës nuk kanë munguar as gafat.

Një rast i tillë ka qenë ai i deputetit të Shkodrës, Romeo Gurakuqi. Duke iu drejtuar protestuesve, ai ia dorëzoi mandatin popullit LIVE.

Por Gurakuqi iu adresua së pari qarkut që e ka zgjedhur duke e nisur fjalën e tij: “I dashur Kombi i Shkodrës“, shkruan JavaNews.al

Edhe pse profesor historie, Gurakuqi pikërisht në këtë fushë i ka ‘qejf’ gafat.

Në përmbyllje të fushatës elektorale 2017, kujtojmë se ai ngatërroi Qemal Stafën me Migjenin.

Ai citoi disa vargje duke ia ndryshuar autorin, shkruan JavaNews.al

“Sot…është më e vertetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. ‘E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi germadhat e republikës së informalizuar’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat