Basha mbyll protestën me himnin kombëtar, bën edhe shqiponjën

Shqipëria

Basha mbyll protestën me himnin kombëtar, bën edhe shqiponjën

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:17
Lulzim Basha

Ndryshe nga herët e tjera, kreut i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të mbyllë protestën me ekzekutimin e himnit kombëtar.

Basha u shoqërua nga qindra mbështetës dhe simpatizantë që ishin mbledhur para selisë blu.

Në përfundim nuk mungoi dhe një përshëndetje e Bashës me dy gishtat por bëri edhe shqiponjën.

Nga selia e PD-se Kryetari Basha tha: Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlroë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit Zoti e bekoftë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat