Rama flet për protestën dhe mandatet e opozitës

Shqipëria

Rama flet për protestën dhe mandatet e opozitës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke komentuar veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ai tha se opozita ka vepruar në këtë mënyrë për interesa vetjake, por Rama shtoi se kjo gjë duhet të sjellë reflektim të thellë, që për secilin duhet të nisë nga vetja.

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri te regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”, tha Rama.

Rama: Unë edhe kam gabuar, edhe jam tërhequr

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku opozita ka djegur mandatet, kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat. 

Rama: Unë nuk jam as i rënë nga qelli dhe as i pagabueshëm. Përkundrazi kam bërë gabim, edhe jam tërhequr edhe kam thënë më fal.

Jam tërhequr duke bërë hap prapa më shumë se njëherë, kur kam parë që ata që protestojnë kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat