Reagimi i ashpër i Nokës për Ramën: Ti je mallkim për këtë vend

Shqipëria

Reagimi i ashpër i Nokës për Ramën: Ti je mallkim për këtë vend

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:28
Flamur Noka

Deputeti i PD-së, Flamur Noka reagon pas deklaratave te Rames në lidhje me lënien e mandatave nga ana e opozitës.

 Ai i kërkon Ramës të largohet me qëllim që të shpëtojë demokracia shqiptare.

Reagimi

Leri perpelitjet e viktimizimin o mashtrues,o delenxhi e i pafytyre.Shkaterrove vendin tend.

Kanabizimi i Shqiperise te rendon dhe do te te rendoje si gur varri ne qafen tende te trashur nga abuzimi me pushtetin.Kriminalizimi i shtetit per te ushqyer pushtetin tend kriminal po te pergatit sot varrin politik.PPP tua korruptivo-kriminale qe do ti rendojne xhepave te popullit per mbi nje dekade jane akuze vrastare per regjimin tend bazhibozuk.

Dosja “339”eshte  çarku ku ka rene pushteti yt  kriminal dhe te ka deligjitimuar ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve o rezil.Eshte fakti me ze dhe figure qe te çorri masken .,qe demonstroi qe ti je ne pushtet me krimin, per krimin , me bandat dhe per bandat dhe jo me voten e qytetareve.

Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .Ti je mallkimi per kete vend.Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit.Rama ik qe te shpetoje demokracia.Rama ik te marre fryme Shqiperia..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat