Berlini zyrtar reagon për mandantet dhe protestat e opozitës

Shqipëria

Berlini zyrtar reagon për mandantet dhe protestat e opozitës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:28
Gjermani

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandatevetë deputetëve të opozitës.

Në një prononcim për Deutsche Welle-n të enjten (21.02.) në mbrëmje në Berlin Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se "platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti."

"Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. 

Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit", thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat