Djegia e mandateve, Basha udhëton drejt Vienës dhe Berlinit

Shqipëria

Djegia e mandateve, Basha udhëton drejt Vienës dhe Berlinit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë nesër në Vjenë ku do të takojë disa kongresmenë amerikanë

Ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU.

Qëllimi i takimeve të kryeopozitarit me zyrtarët e lartë nërkombëtarë është njohja e faktorit ndërkombëtar me arsyet pse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre.

Në Vienë ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim të OSBE, ku gjatë ditës së sotme i njohu zyrtarët ndërkombëtarë me protestën e opozitës dhe arsyet pse qytetarët janë ngritur kundër qeverisë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat