Shalsi shpjegon dy arsyet pse opozita dogji mandatet

Shqipëria

Shalsi shpjegon dy arsyet pse opozita dogji mandatet

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:35
Eduard Shalsi

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, deklaroi në emisionin Open se është shumë “vështirë të kuptohet Partia Demokratike, e cila qoftë në pushtet dhe qoftë në opozitë lëvizjet i ka pasur kuturu”.

“Shumëkush pyet veten për këtë veprim (djegien e mandateve). E gjithë kjo krizë e stisur e PD-së është si rrjedhojë e dy momenteve shumë të rëndësishme për Shqipërinë: reforma në drejtësi dhe muaji qershor, që është moment delikat për integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Shalsi.

“Sot kanë hyrë në një rrugë pa krye. Unë nuk parashikoj dot se çfarë do të ndodhë nesër”, shtoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat