Ironia e Qorit: Pres që edhe Rama të nisë dorëzimin e mandateve

Shqipëria

Ironia e Qorit: Pres që edhe Rama të nisë dorëzimin e mandateve

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:53
Arlind Qori

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë", u shpreh se sistemi politik është në krizë.

Pjesë nga biseda: 

Qori: Lëvizja që ka bërë opozita është interesante. I ka trazuar ujërat. A e ka futur sistemin politik në krizë apo sistemi politik ka qenë në krizë? Pse themi që sistemi politik është në krizë?! Sepse ka një masë të madhe qytetarësh që ndihen të papërfaqësuar. Rasti më i fundit ishin studentët që ndërmorën një lëvizje antiqeveritare dhe antisistemore. Edhe opozita po bën një gjest të afrohet me këta të përfaqësuarit. Aq në modë është bërë kjo saqë pres që mandatet ti djegë edhe Edi Rama. Madje pres ndonjë parti që të dalë dhe të thotë gjithë pushteti sovjetëve. Situata është serioze. Është për të qeshur kur krahason pretendimin me realitetin, por situata është serioze pasi sistemi politik është në krizë. Ky është një sistem që duhet rrëzuar. Pse njëra nga palët do të japë kontributin e vet për rrëzimin e këtij sistemi është interesante.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat