Balliu: Revolta popullore për të dalë nga situata ku ndodhemi

Shqipëria

Balliu: Revolta popullore për të dalë nga situata ku ndodhemi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:51
Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në "360 Gradë", tha se për shkak të situatës ku ndodhet vendi, është domosdoshmëri revolta popullore.

Pjesë nga biseda: 

Balliu: Sa qindra mijëra denoncime janë bërë nga opozita nuk është mbajtur asnjëherë përgjegjësi. Koncepti i ndëshkimit është zhdukur. Neve këtu kemi dosjen 339, Vovlo 4 dhe qindra afera të tjera, ndërkohë që kjo prokurore, ka dy vjet që nuk ka asnjë arrestim. Arta Marku ngroh vetëm atë zyrë sepse vendimet i merr Rama. Ajo zonjë është nëpunëse e Edi Ramës dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është Edi Rama.

Në këtë situatë ku nuk ke prokurori, nuk ke drejtësi ku të gjitha pushtetet i merr vetëm një individ, atëherë sistemi politik bie dhe duhet një revoltë popullore të rikthejë demokracinë dhe institucionet e shtetit ligjor në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat