Kirurgia lë Francën për të punuar në spitalin e Traumës

Shqipëria

Kirurgia lë Francën për të punuar në spitalin e Traumës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:30
Valmira Alibali

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur këtë të premte me shembullin e një mjeke të re e cila ka lënë Francën për të për të punuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“MIRËMËNGJES, dhe me Dr.Valmirën, kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, falë politikës mbështetëse për mjekët specialistë që kthehen nga jashtë vendit apo shkojnë të punojnë jashtë Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, -thotë Rama.

Doktoreshë Valmira Alibali ka punuar si kirurge në Francë ndërsa në studimet e para I ka përfunduar në Itali për të ndjekur specializimin në Francë. Alibali ka punuar në spitalet shtetërore në Francë. Ajo tregon se dëshirën për t’u rikthyr në vendin e saj e ka pasur gjithmonë ndërsa falë politikave mbështetëse të shëndetësisë , Valmira u rikthye në vendin e saj.

“Kam mbaruar studimet në Itali me dhe më vonë kam shkuar në Francë për të bërë specializimin. Kam punuar atje në spital publik. Para se të vendosja të vija në Shqipëri, kisha ndjekur rrjetet sociale për të kuptuar sesi lëviz dhe çfarë ndodh me shëndetësinë shqiptare. Realisht kam pasur një dëshirë prej vitesh që të kthehesha. Dërgova një email më shumë për të marrë informacion .Kam ikur nga Shqipëria që në vitet 2000 dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me realitetin shqiptar. Nuk prisja që të më kthenin përgjigje direkt dhe të shpejtë me thënë të drejtën. Më ka ardhur përgjigja shumë shpejt dhe kam dërguar një cv dhe pas atij momenti kam lëvizur për tu vendosur aty ku kishte nevojë”, -shprehet doktoresha në videon e publikuar.

E pyetur në lidhje me marrëdhëniet me ekipin mjekësor, doktoreshë Valmira thotë se këta të fundit janë të përgatitur dhe e kanë mirëpritur.

“Ekipi me të cilin jam integruar më duken openmidet dhe njerëz që kanë mirëpritur ardhjen time dhe shpresoj të jap çfarë kam mësuar, më të mirën ta jap për shëndetësinë Shqiptare”, -përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat