Pakti për universitetin, Manastirliu: Studentët ekselentë do të punësohen në spitale publike

Shqipëria

Pakti për universitetin, Manastirliu: Studentët ekselentë do të punësohen në spitale publike

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka qenë e pranishme ditën e sotme në ceremonin e dimplomit të studentëve të tre fakulteteve të Mjekësisë dhe fakultetit të Infermierisë në Tiranë,

Gjatë fjalës së saj ministrja u shpreh se çdo student ekselent i Universitetit të Mjekësisë apo Infermierisë, hyn në procedura konkurimi për t’u punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike, me 10 pikë bonus.

Duke vlerësuar se nga zëri i studentëve për një arsim më cilësor, lindi pakti për universitetin, Manastirliu theksoi se do të përmbushen të gjitha angazhimet e marra nga qeveria.

“Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim, që nga përmirësimi I kushteve në konvikte, tek biblioteka dixhitale, te tarifat e studentëve, transparenca e buxheteve, punësimi I studentëve ekselentë dhe krijimi I mundësive të barabarta për punësim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të garantohet që cdo profesionist, të punësohet me meritë.

“Prej një viti po konsolodojmë portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërsa jemi duke punuar për krijimin e portalit Mjekë për Shqipërinë, ku do të bëhen transparente vendet vakante dhe do të ofrohet më shumë mundësi përzgjedhje për mjekët e rinj, për tu punësuar në sistemin shëndetësor public”, tha në fjalën e saj Manastirliu.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, u diplomuan 591 studentë të 3 fakulteteve të mjekësisë dhe 1560 studentë të Infermierisë dhe shkencave mjekësore teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat