Ekzekutoi shokun për 3500 euro, zbardhet dëshmia: Nuk doja ta vrisja…

Shqipëria

Ekzekutoi shokun për 3500 euro, zbardhet dëshmia: Nuk doja ta vrisja…

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Sokol Rama

Sokol Rama, 32 vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit me 19 shkurt është vrarë nga shoku i tij Roland Milo.

‘Nuk doja ta vrisja shokun tim Sokol Ramën, por humba kontrollin. Pasi debatuam për një shumë prej 3500 euro mora kallashnikovin dhe e qëllova. Debatuam për 3500 euro që kishim fituar nga një sasi lëndësh narkotike. I ndanim gjithmonë fitimet që kishim nga vjedhjet dhe shitja e hashashit”,  është shprehur Roland Milo para uniformave blu të Gjirokastrës.

Mësohet se Roland Milo dhe Sokol Rama bashkëpunonin së bashku prej 2 vitesh, kryesisht në vjedhje banesash dhe transportim lëndësh narkotike. Duket se mosmarrëveshjet në ndarjet e fitimeve kanë qenë shkaku kryesor i grindjes mes dy shokëve, që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre.

Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit. Ai ishte me precedentë të mëparshëm penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij, bashkë me të u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat