Mbledhja e KLP, zgjidhen drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Shqipëria

Mbledhja e KLP, zgjidhen drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Mbledhja e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesit e rinj të organit të akuzës.

Kështu KLP votoi unanimisht, duke komanduar Altin Dumanin përkohësisht drejtues në Prokurorimë e Apelit për Krimet e Renda.

Me 7 vota pro, 4 kundër, u miratua caktimi i prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës. Ndërsa, Rozeta Qirjaqi u komandua drejtuese në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Në mbledhje e sotme KLP ka votuar unanimisht edhe për 6 prokurorët që do mbajnë postin e këshilltarit.

Kështu, bëhet e ditur se këshilltarët pranë KLP janë komanduar:  Arjan Mucaj, Mihallaq Bleta, Vitjuna Mata, Ornela Rrumbullaku, Artur Cara dhe Mirela Kapo.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme pa kamera të KLP do të diskutohet edhe kërkesa e PD dhe LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, e cila u zgjodh si e përkohshme por vazhdon të qendrojë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat