Lirohet polici i videos intime, nuk ka denoncuese për ngacmim

Shqipëria

Lirohet polici i videos intime, nuk ka denoncuese për ngacmim

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Berhan Bajrakurti

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la të lirë inspektorin e Gruemirës, Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua pas publikimit të një videoje, ku shfaqej duke kryer veprime intime.

Për mungesë provash, gjykata rishikoi masën e dhënë më parë, që e linte një muaj në burg efektitivin, i cili tani do të ketë vetëm detyrim paraqitjeje.

Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, Bajrakurti mohoi akuzën për ngacmim seksual të një 15-vjeçareje. Hetimet e policisë vijojnë, por ende nuk ka asnjë denoncuese të identifikuar nga policia, për videon që u bë publike në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat