Kryemadhi: Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, rotacioni vjen nëpërmjet votës së ndershme

Shqipëria

Kryemadhi: Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, rotacioni vjen nëpërmjet votës së ndershme

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:49
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një ditë pasi ka dorëzuar mandatin e deputetes, në studion e Syri.net deklaroi se opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë, nuk po kërkon as rotacion politik, por po mendon Paktin për Shtetin.

E pyetur nëse “keni një “deadline” se kur do të arrini qëllimin maksimal, largimin e Edi Ramës”, Kryemadhi tha:

“Ne e arritëm qëllimin tonë, iu dhamë njerërzve besimin e plotë se nuk ka asnjë marrëveshje të nëndheshme midis opozitës dhe Edi Ramës dhe sot më shumë se kurrë, opozita është e bashkuar për t’u dhënë shqiptarëve besimin.

Ne nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë dhe as rotacion politik; rotacioni vjen nëpërmjet votës së ndershme.

Problemi qëndron se sot ne nuk diskutojmë më çështjen e një marrëveshjeje për t’u ulur në një tavolinë me djallin, por ajo që mendojmë ne është Pakti për Shtetin, për të krijuar një shtet vlerash, që shqiptari ta dojë shtetin dhe jo të ketë frikë nga institucionet."

Znj. Kryemadhi, mendimi i parë që patët kur bëtë dorëheqjen nga mandati, çfarë ndiet?

"Kënaqësi! Kënaqësi dhe çlirim!"

Mendoj se socialistët duhet të marrin fatet e tyre në dorë.  Kjo që jam unë sot, jam bërë në PS, kam kaluar atje vitet e mia të rinisë,  jam bërë luftëtare.

Mendoj se ka në PS shumë njerz me ideale që besojnë tek demokracia, dhe sot më shumë se kurrë duhet të bëhen të gjithë bashkë për t’i thënë ndal një të çmenduri që i ka marrë peng , për t’i përdorur votat etyre në funksion të tij.

A do të jetë zoti Lefter Koka në listat e LSI, nëse bëhen zgjedhjet tani së shpejti?

LSI do të ketë një strategji të re, tani do të veprohet sipas strukturave në të gjithë Shqipërinë. Mendoj që është shumë shpejt për të folur për këtë. LSI dhe opozita është e përgatitur në çdo moment për çdo lloj skenari.

Zoti Rama ju akuzoi dje, si do të përgjigjeshit?

Kam shumë vite në politikë dhe Monika Kryemadhi nuk e bazon tek paraja, suportin e saj. As tek forca fizike dhe as tek paraja. E bazoj tek forca shpirtërore. Në ato 15 minutat e qarjes së z.Rama, ai u mor me mua dhe sa më shumë më sulmon ai, aq më e vendosur jam unë në rrugën time dhe e vendosur të mos bëj asnjë hap pas. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat