Çuçi: Modeli i bashkëqeverisjes me qytetarin po funksionon

Shqipëria

Çuçi: Modeli i bashkëqeverisjes me qytetarin po funksionon

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, i bëri thirrje sot qytetarëve të gjirokastrës, që t’ja besojnë Partisë Socialiste Bashkinë Gjirokastër, në zgjedhjet vendore të qershorit 2019, si forca politike, që ka dhënë prova në atë që di të bëjë në shërbim të qytetarit dhe progresit të vendit.

I pranishëm në takimin publik të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, që u zhvillua në Gjirokastër me pjesëmarrjen e Kryeministrit të vendit Edi Rama, ministri Çuçi tha se, “pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme sot këtu në këtë takim, është  dëshmia e funksionit të suksesshëm të bashkëqeverisjes së qeverisë me qytetarin”.

“Jam shumë i gëzuar si deputet i  Gjirokastrës kur dëgjoj fjalë të mira se nuk ka më ankesa për hipotekën, se në zyrat e punësimit janë punësuar 10 herë më shumë njerëz se një vit më pare, apo kur dëgjoj se nuk ka ankesa as nga farmacistët apo për qendrat shëndetësore, por 80% e shërbimeve tuaja lidhet drejtpërdrejtë me Bashkinë kështu që mendoj se ka ardhur koha që PS ta marrë edhe këtë kështjellë të fundit, si modeli i bashkëqeverisjes me qytetarin e për qytetarin”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat