Vasili: Të hetohen deklaratat e policisë së shtetit

Shqipëria

Vasili: Të hetohen deklaratat e policisë së shtetit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:16
Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh sot se policia kërkonte të ndalonte komunikimin mes organizatorëve me qëllim që të degradonte protestën në dhunë.

Vasili u kërkoi institucioneve që merren me sigurinë kombëtare përfshirë dhe Presidentin që të hetojnë se përse u bënë deklaratat e policisë.

Vasili: Të hetojnë gjerë e gjatë se cilat ishin këto informacione të manipuluara dhe mashtruese që u hodhën dhe u servirën në publik, që lejuan mbylljen dhe bllokimin me tela me gjemba të parlamentit.

Vasili siguroi se çdo veprim i mëtejshëm i qeverisë do të monitorohet nga opozita dhe se çdo informacion i shpërndarë që cënon sigurinë do të dënohet ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat