Andi Bejtja: Opozita ishte e detyruar të linte mandatet, ja arsyet …

Shqipëria

Andi Bejtja: Opozita ishte e detyruar të linte mandatet, ja arsyet …

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:56
Andi Bejtja

Opinionisti Andi Bejtja tha gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, se opozita mori një vendim të detyruar që la mandatet e saj.

Ai i lidhi arsyet e këtij vendimi të opozitës me qëndrimet e prokurorisë ndaj manipulimeve zgjedhore por edhe me shumë akte të qeverisë.

Ai tha se çdo manovër e mazhorancës për të mbushur parlamentin nuk e zëvendëson dot opozitën e Shqipërisë.

Ai vlerësoi opozitën aktuale duke thënë se në 30 vjet demokraci, është opozita më denoncuese.

Ja disa nga deklarimet e Andi Bejtes.   

Është një vendim unik dhe i paprecedent.

Opozita u detyrua të dalë te ky vendim.

Nuk e di sa kuaj fuqi ka opozita prandaj nuk mund të jap këshillë për të.

Gjithë kjo që ndodhi ka nxjerrë popullin përballë mazhorancës.

Arsyeja kryesore që opozita mori këtë vendim ishte mos veprimi i prokurorisë për të hetuar disa cështje që lidheshin me zgjedhjet.

Ka shumë veprime të mazhorancës, që detyruan opozitën të marrë këtë vendim.

Cfarëdo që të hyjë në parlament, nuk e zëvëndëson opozitën e Shqipërisë.

Kjo opozitë ka denoncuar më shumë se cdo opozitë në 30 vjet demokraci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat