Në “strofullin” e një trafikanti droge nga Shqipëria

Shqipëria

Në “strofullin” e një trafikanti droge nga Shqipëria

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Rai 2

Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Televizioni shtetëror italian, “Rai 2”, ka bërë një raportim nga Shqipëria, ku tregon se biznesi i drogës vazhdon mes Italisë dhe Shqipërisë, edhe pse qeveria ka trumbetuar me të madhe se bëhet fjalë për një kujtim të largët.

Gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.

Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.

Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.

Kronika

(një person që bën gati një kllashnikov)

“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.

“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.

“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.

“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.

Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin.

Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.

“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.

“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”

“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat