Fleckenstein do të vizitojë Tiranën

Shqipëria

Fleckenstein do të vizitojë Tiranën

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:16
Knut Fleckenstein

Një delegacion prej 7 eurodeputetësh i kryesuar nga raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, do të vizitojnë Shqipërinë gjatë javës së ardhshme.

Arsyeja e vizitës është ngërçi politik i krijuar nga dorëzimi i mandatave të deputetëve opozitarë.

Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u takuar fillimisht me liderët e opozitës shqiptare, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e më pas me kryeministrin Edi Rama e Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Delegacioni ka parashikuar takime për të mësuar më shumë detaje rreth situatës politike në vend edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, por edhe me shoqërinë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat