Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin e njohur

Shqipëria

Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin e njohur

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Liam Neeson në filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët. 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në prag të Samitit të Diasporës ka publikuar një video interesante, ku thërret aktorin e njohur, Liam Neeson që ta vizitoi Shqipërinë. 

Në videon e publikuar ka fytyra publike dhe njerëz të thjeshtë që reklamojnë perlat e turizmit shqiptar. 

Videoja është e lidhur me filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët. 

Aktorit në film i kidnapohet vajza nga personazhit Marko nga Tropoja, që luhet nga aktori Arben Bajraktaraj. 

Përkundër që shqiptarët paraqiten si mafioza në këtë film, aktori Liam Neeson në intervista i ka lavdëruar shqiptarët. 

Në fund të videos, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit: “Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat