Kamioni i tretë që fluturohet nga era

Shqipëria

Kamioni i tretë që fluturohet nga era

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:06
Kamioni i tretë që fluturohet nga era

Një tjetër kamion është përmbysur në veri të vendit si pasojë e motit të keq me erëra të forta.

Mësohet se kamioni është përmbysur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë Qelë.

Nga përmbysja e kamionit anës rrugës nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 3 kamionë janë përmbysur për shkak të erës së fortë në rrethin e Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat