Investigimi për blerjen e votave, “Rai është kazan, ma tha një mik i Ramës”

Shqipëria

Investigimi për blerjen e votave, “Rai është kazan, ma tha një mik i Ramës”

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Edi Rama

Mbrëmjen e djeshme, televizioni italian Rai, transmetoi një kronikë, ku gazetari i tyre bisedon me një trafikant droge.

Ky i fundit i tregon gazetarit se droga shkon në Itali dhe më pas me paratë nga shitja e saj blihen votat.

Trafikanti e ka çuar gazetarin në Shijak të Durrësit, i cilësuar si territori i Avdylajve.

Ndërkohë në kronikë përmendet edhe investigimi i Zërit të Amerikës për shit-blerjen e votave, apo lidhjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me Avdylajt.

Në lidhje me kronikën e Rai-t, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit ka ironizuar me Ramën, duke thënë se Rai është kazan.

Manjani shkruan:

Rai është kazan! E kam të sigurtë! Ma tha një italian që flet shqip, mik i Ramës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat