Për tre vite me radhë fermerët e Myzeqesë thonë se i shitën perimerët dimërore të stinës nën kosto, ndaj këtë vit mbollën më pak.
Mungesa e prodhimit bëri që produkte si Lulelakra , preshi e qepa të dalin në treg me cmime të larta
Prodhimi i lakrës ka qenë në nivel mesatar. Çmimi ka qenë i arsyeshëm. Por ne tregjet e qyteteve ky çmim shkon deri në 50 % i lartë.
Në Elbasan, speci e patëllxhani shkojnë deri në 300 lek, ndërsa preshi e lulelakra deri në 100 lekë.
Për një pjesë të konsumatorëve kjo i bën perimet të papërballueshme
Përballë këtij fenomeni, ku tregtari i pakicës fiton më shumë se fermeri, ekspertet e bujqësisë vlerësojnë mungesën e funksionimit të mekanizmave të shtetit.
Mbjelljet e paplanifikuara dhe mungesa e cmimeve bazë, sikurse edhe mungesa e mekanizmave mbrojtës për konsumatorin krijojnë këtë situatë për fermerët dhe qytetarët
Për pasojë herë prodhimi i fermerëve kalbet në ara e herë, konsumatorët pagujanë cmime të cmendura për produkte bazë.