Mbledhje në selinë e PD, zbardhen çështjet që diskutohen

Shqipëria

Mbledhje në selinë e PD, zbardhen çështjet që diskutohen

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Partia Demokratike

Kolegji i kryetarëve të PD-së është mbledhur pasditen e sotme në selinë blu.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë kryetarët e degëve në rrethe.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohen disa çështje, në lidhje me vendimet dhe veprimet e ardhshme të opozotës.

Burimet thanë se gjatë mbledhjes do të diskutohet për organizimin e partisë në rrethe, vendimet e marrë nga kryesia, ku ka pasur edhe përjashtime.

Ndërkaq do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe zhvillimet e takimeve të drejtuesve të PD-së me qytetarët në bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat