Depozitat në euro arritën vlerën 4.1 miliardë

Shqipëria

Depozitat në euro arritën vlerën 4.1 miliardë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Euro vazhdon të jetë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, monedha e preferuar në depozitat bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar depozitat në monedhën europiane arritën vlerën 4.1 miliardë eurove, 11% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Bankierët shprehen se, pavarësisht interesave praktikisht në zero dhe një zhvlerësimi të ndjeshëm të euros në raport me lekun, euro kryeson si monedhë kursimi. Ndërkohë që rritja e depozitave në euro, sipas tyre i adresohet fluksit në rritje të remitancave, zhvillimit të transaksioneve në tregun imobiliar dhe pasurive të paluajtshme etj. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat